Kardifi priti skuadrën e Çelsit në një ndeshje ku Blutë e Londrës ishin dukshëm favoritë për të triumfuar. Kardifi ndodhet në fundin e tabelës, në vendin e 18-të, ndërsa Çelsi po lufton për një vend në zonën Champions. Edhe pse të besuarit e Sarrit ishin favoritët kryesorë, në fushën e lojës gjithçka ishte ndryshe.
Kardifi u mbrojt shumë mirë dhe ishte shumë pranë një mrekullie, pasi po udhëhiqnin 1-0 deri në minutën e 84’, minutë kur Azpilikueta barazoi shifrat. Mbrojtësi spanjoll ishte në pozicion të parregullt, por goli qëndroi dhe Çelsi barazoi. Ndërsa në sekondat e fundit, Blutë do të përmbysnin gjithçka, falë golit të Loftus-Çik.
Çelsi me këtë fitore ngjitet në vend të pestë, në kuotën e 60 pikëve, aq sa ka dhe Arsenali me një ndeshje më pak. Gara për një vend në Champions është ashpërsuar shumë në Premier Ligë.
Premier League, java 31’
Kardif – Çelsi 1-2
Kamarasa 46’ / Azpilikueta 84’, Loftus-Çik 90+1’