Debutimi i Shinji Kagauas me fanellën e Beshiktashit nuk mund të kishte shkuar më mirë. Japonezi gjeti golin e parë me klubin turk vetëm 15 sekonda pasi u aktivizua nga stoli i rezervave në ndeshjen ndaj Antaliasporit që u mbyll me fitoren 6 – 2 të skuadrës nga Stambolli.
Për ta bërë akoma më të pabesueshëm debutimin, 29-vjeçari gjeti golin e dytë pas tre minutash, kësaj radhe me anë të një goditje standarde nga një distancë e konsiderueshme.
Në katër muajt e mëparshëm te Dortmundi, Kagua u aktivizua në vetëm dy takime nga trajneri zviceran Lysjen Favre, mesa duket vendimi për t’u transferuar në Turqi ka qenë i goditur.