Mesfushori i Shqipërisë, Ergys Kaçe vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm te ekipi i Panathinaikos, si në ndeshjet e kampionatit, edhe në ato të Kupës. Shtatshkurtri kuqezi luajti plot 120 minuta në ndeshjen e Panathinaikosit kundër Lamias, sfidë e vlefshme për Kupën e Greqisë.
Ky takim u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Panathinaikosit, por duke parë që në takimin e parë Lamia kishte fituar me të njëjtin rezultat, sfida shkoi në shtesë, e më pas drejt penalltive.
Kaçe mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së tretë te skuadra e tij, por nuk arriti ta çojë topin drejt rrjetës, duke gabuar. Kjo penallti e humbur nga Kaçe ndikoi te skuadra e tij, pasi Panathinaikosi u skualifikua nga Kupa e Greqisë.