Anthony Joshua ka zbuluar planet e tij për duelin e datës 13 prill, ku boksieri anglez do të mbrojë katër tituj e tij në stadiumin mitik “Wembley”. Pak minuta pas përfundimit të duelit midis boksierëve britanikë, Dillian Whyte dhe Dereck Chisora, Joshua u ngjit në ring dhe mori fjalën.
Përballë fituesit të duelit Whyte, Joshua u shpreh se zgjedhja e tij e parë është boksieri amerikan Deontay Wilder, që është njëkohësisht mbajtësi i titullit “WBC”.
“Wilder është zgjedhja e parë dhe t’i e kupton këtë gjë”, iu drejtua Joshua bashkëkombësit të tij Dillian Whyte: “Në rast se nuk arrihet dueli me atë, atëherë t’i e meriton të përballesh me mua”.