VIDEO | James Harden vendos rekordin unik, Warriors e Bucks pa rivalë

Autokritikë e menjëhershme e Golden State Warriors, që reaguan pas humbjes së pasuar me Spurs. Kampionët në fuqi mundën 107-117 Minnesota Timberwolves. Kevin Durant ishte në parket këtë herë dhe realizoi 17 pikë. Stephen Curry ishte ai që bëri diferencën, me 36 pikë. Ditë “po” edhe për Klay Thompson, autor i 28 pikëve. Karl-Anthony Towns (26 pikë, 4 asiste, 21 rikuperime) bëri një paraqitje shumë të mirë kundër Warriors, por skuadra e tij nuk ishte në gjendje ta mbështeste sa duhet.

Edhe pa Giannis Antetokounmpo Milwaukee Bucks marshon dhe këtë herë ka mposhtur Los Angeles Lakers me rezultatin 115-101.  Me Lebron James që mungonte, Kentavious Caldwell-Pope spikati me 35 pikë për miqtë. Khris Middleton (30 pikë, 5 asiste, 10 rikuperime), Brook Lopez (28 pikë, 3 asiste, 9 rikuperime) dhe Nikola Mirotiç (23 pikë, 1 asist, 6 rikuperime) udhëhoqën Bucks drejt triumfit.

Fitore tjetër për Houston Rockets, që mundën 105-121 Atlanta Hawks. James Harden (31 pikë, 10 asiste, 8 rikuperime) ishte lideri, madje ka regjistruar edhe një rekord unik: i ka shënuar mbi 30 pikë brenda një sezoni të 29 ekipeve që garojnë në NBA. Sa i takon ndeshjes së fundit, spikati edhe Clint Capela me 26 pikë e 11 rikuperime.

Los Angeles Clippers-Indiana Pacers ishte një nga përballjet më të forta dhe përfundoi 115-109. Danilo Gallinari ishte shënuesi më i mirë, me 24 pikë. Thelbësor në fitoren e Clippers ishte edhe Montrezl Harrell (20 pikë, 2 asiste, 12 rikuperime). Philadelphia 76ers, me fitoren  114-118 kundër Charlotte Hornets, ka siguruar fazën play-off. Ben Simmons (28 pikë, 5 asiste, 8 rikuperime) dhe JJ Redick (27 pikë, 8 asiste, 10 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën 76ers drejt fitores.

Charlotte Hornets-Philadelphia 76ers 114-118
Atlanta Hawks-Houston Rockets 105-121
Milwaukee Bucks-Los Angeles Lakers 115-101
Minnesota Timberwolves-Golden State Warriors 107-117
Sacramento Kinges-Brooklyn Nets 121-123
Los Angeles Clippers-Indiana Pacers 115-109

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online