Nga humbja në Shkodër, te vazhdimësia: Mërgjyshi analizon Dinamon

Dinamo u mposht nga Vllaznia javën e shkuar, por për drejtuesit dhe stafin paraqitja e skuadrës ka qenë e mirë. Sigurisht humbja minimale 1-0 nuk është se u ka pëlqyer. Drejtori teknik i bluve, Artan Mërgjyshi, vlerëson paraqitjen e skuadrës dhe thekson se po mendohet për sezonin e ardhshëm.

“Në Shkodër zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë. Realisht jemi mbrapa, pasi të gjithë presin shumë nga Dinamo. Po punojmë për projektin e rikthimit të skuadrës në Superiore sezonin e ardhshëm”, shprehet Artan Mërgjyshi për SportEkspres.com.

Për vazhdimësinë, ai shton se kjo periudhë do të shërbejë edhe për evidentimin e futbollistëve të rinj që do të jenë pjesë e kësaj skuadre në sezonin tjetër. “Nga ndeshja në ndeshje, kryesisht tani gjatë fazës së tretë, ne duam të evidentojmë se sa lojtarë të gatshëm kemi për sezonin e ardhshëm, ku synimet tona do të jenë madhore. Me një garë të ndershme deri në fund,  gradualisht Dinamo do të jetë e aftë që të rikthehet aty ku i takon, përfundoi Mërgjyshi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online