Drita ka luajtur sot një miqësore përballë Olimpiakos Nikosia, takim që e ka fituar 1-0. Golin për ekipin e IPKO Superliga e ka shënuar ish-mbrojtësi i Tiranës, Sedat Berisha. 29-vjeçari i shpëton markimit të mbrojtjes kundërshtare gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi dhe ndëshkon miqtë me një goditje shumë të bukur me kokë.
Ky gol në minutën e 34-të të sfidës, do të mjaftonte që Drita të merrte fitoren përballë Nikosia. Klubi nga Gjilani bëri një paraqitje të mirë dhe synon që ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sezonin e ri në IPKO Superliga, ku kërkon të rikthehet te titulli kampion.
Drita – O. Nikosia 1-0
Berisha 34’