Argjentina e ka fituar edhe miqësoren e dytë kundër Meksikës dhe këtë e ka bërë duke shënuar dy herë në portën kundërshtare. Vendosën Ikardi dhe Dibala, me këtë të fundit që shënoi golin e parë me fanellën e Argjentinës.
Sulmuesi i Interit realizoi që në minutën e dytë, teksa u fut mjaft bukur në zonë dhe krijoi hapësirë për të gjuajtur. Topi i goditur në rrjetë prej shkoi në rrjetë dhe më pas nisi festa. Pjesa e parë ishte më e mirë për Argjentinën, por rastet e krijuara nuk kishin rrezikshmërinë e duhur.
Meksika u mundua të reagonte dhe pati mundësi të barazonte. Portieri Ruli fillimisht dhe më pas Gazaniga ishin të pakalueshëm. Në të 81’ Ikardi i la vendin Dibalkës dhe ky i fundit realizoi tre minuta para fundit të takimit golin që vulosi fitoren 2-0 të Argjentinës.
U zhvilluan edhe disa miqësore të tjerë mes kombëtareve të Amerikës Latine, ku spikat triumfi 4-1 i Kilit kundër Hondurasit. Arturo Vidal arriti të shënojë dy gola, ndërkohë që emrin në listën e golashënuesve e regjistruan edhe Aleksis Sanccez dhe Nikolas Kastijo.
Argjentinë-Meksikë 2-0
Kili-Honduras 4-1
Peru-Kosta Rika 2-3
El Salvador-Haiti 1-0
Panama-Ekuador 1-2