Njoftimi për biletat: femrat falas, orar i çuditshëm për ultrasit

Superiorja rikthehet të premten. Flamurtari-Partizani është takimi i parë i javës së 14-të, ndërkohë që klubi vlonjate ka dalë me njoftim për çmimet e biletave, ndërkohë që bëhet me dije edhe një detaj interesant mbi orarin e futjes së ultrasve vlonjatë në stadium.

ÇMIMI BILETAVE – Në Vlorë, pavarësisht se kundër kujt luajnë, çmimet e biletave nuk ndryshojnë. As politika e tyre për të lejuar femrat pa biletë në stadium. Klubi vlonjat ka publikuar çmimet e biletave dhe variojnë nga 200 lekë në 700 lekë.

Tribuna Qendrore – 700 lekë (femrat falas)
Tribuna A – B – 400 lekë (femrat falas)
Tribuna C – 200 lekë (femrat falas)
Tribuna D (miqtë) – 300 lekë (femrat falas)

ORARI I ÇUDITSHËM – Në fillim të sezonit ranë në sy oraret e çuditshme të nisjes së ndeshjeve, teksa luheshin në 13:45, 14:45, 16:45, apo 17:45. Këtë herë në Vlorë njoftojnë se ultrasit do të futen në stadium prej orës 17:17. Flamurtari-Partizani nis në orën 18:00. “Flota Kuqezi mblidhet përpara pallatit të sportit “Flamurtari” në orën 16:30 dhe hyrja në stadiumin “Flamurtari” bëhet në orën 17:17”, shkruhet në faqen zyrtare të vlonjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online