Zlatan Ibrahimoviç, ish-lojtar i Mançester Junajtid, ka paralajmëruar tifozët e klubit anglez se diçka “speciale” po përgatitet nga Murinjo për sezonin e ri. Sulmuesi suedez, i cili luan momentalisht në Kampionatin Amerikan me Los Anxhelos Galaksi, në një “video-story” të postuar në profilin e tij personal në “Instagram” ka lënë një mesazh për tifozët e ish-klubit të tij.
Pas takimit me Murinjon dhe ish-shokët e tij të ekipit te Junajtid, të ndodhur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar fazën përgatitore, Ibra njofton se trajneri portugez ka përgatitur diçka speciale për sezonin futbollistik që pritet të fillojë. Por, suedezi e lë surprizë dhe nuk jep më shumë detaje se për çfarë behet fjalë.
Në video-mesazhin e publikuar në Instagram, Ibrahimoviç u shpreh: “Bëhuni gati për këtë sezon se diçka speciale do të ndodhë me Junajtid dhe shefi po përgatit diçka. Ne do ta mbajmë atë sekret! Ju uroj lumturi dhe më të mirat.”
https://www.youtube.com/watch?v=mZAGLUrmky0
Mos ndoshta suedezi e ka patur fjalën për Aleks Sandro,Uillian,Pjaniç dhe Herri Meguajër, të cilët Murinjo po mundohet t’i sjellë ne Mançester?! Mbetet për t’u parë në ditët në vijim…