Plas në Shkodër, dy ish-administratorë të Vllaznisë nën akuzë

Ish-zyrtarë të Vllazninë kanë përfunduar në Prokurori, pasi mbi ta rëndojnë disa akuza, ku veçohen ato për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe për shpërdorimin e fondeve publike shkruan “Star Plus Tv”. Konkretisht ata që akuzohen janë Fatos Gjyrezi dhe Neritan Kalamishi, të cilat kanë qenë administratorë të Vllaznisë.

I pari ka qenë për gati dy vite në krye të klubit shkodran, konkretisht në periudhë shtator 2012-gusht 2014. Kalamishi e pasoi atë dhe ishte në krye të klubit deri më janar të vitit 2016. Dëmi ekonomik i shkaktuar shkon në 30 milionë lekë.

Nën akuzë është edhe ish-financieri i klubit, Denis Fani. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër i ka marrë tre të lartpërmendurit si të pandehur, duke i çuar për gjykim. Mbi ta po bëhet procedim penal edhe për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online