Bajerni fiton garën për talentin kanadez

0

Bajern është nisur drejt Amerikës, për turin veror, por në fokus është dhe merkatoja. Presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Uli Hënes, ka njoftuar mediat se është arritur marrëveshja me talentin e madh kanadez Alfonso Devis. 17-vjeçari aktivizohet te Vankuver Whitecaps, klub kanadez që merr pjesë në MLS në Amerikë.

Nuk ishin dhënë shumë detaje deri tani për këtë transferim surprizë, por për talentin kanadez, me origjinë nga Liberia, ka pasur interes dhe nga disa skuadra të tjera të Europës. Shifra e këtij operacioni sipas mediave amerikane është rreth 10 milion euro. Në edicionin fundit Devis është aktivizuar në 20 ndeshje, duke shënuar dhe tre gola. Një përforcim me shumë vlerë për krahun e majtë për Bajernin, që në këtë mënyrë shton konkurrencën, por mbi të gjitha investon për të ardhmen. Lojtari për momentin do të vijojë në Vankuver, derisa të mbushë 18 vjeç, sepse nuk lejohet të shkojë në Bavari duke qenë minoren.

Lojtari në fjalë është aktivizuar rregullisht me ekipet e moshave të kombëtares së Kanadasë dhe që nga viti 2017 aktivizohet me kombëtaren A.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.