Zllatan Ibrahimoviç e Uejn Runi vijojnë të mahnisin në Amerikë. Suedezi ishte protagonist absolut për ekipin e tij të Los Angelos Galaxy, teksa ishte pjesë e të dy golave.
Fillimisht, gjiganti i sulmit asistoi për golin e parë, më pas në minutën e 43-të shënoi vetë, ku shfrytëzoi në maksimum një pasim të Pontius. Gjithsesi, Galaxy u mposht me përmbysje nga New York Red Bulls 3-2.
Ndërkohë, gjërat shkuan më mirë për Uejn Runin, i cili shënoi një nga golat në fitoren 3-1, që DC United arriti përballë Colombus Crew. Anglezi shënoi golin e dytë të takimit, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ibrahimoviç ka shënuar një total prej 9 golash, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, ndërsa Runi renditet i katërti me gjashtë gola të shënuar.
Los Angelos dhe DC United renditen të dytat në konferencat respektive, me Runin dhe Ibran që kanë luajtur një rol thelbësor, ndryshe nga një sezon më parë.