Toronto Raptors ia del dhe për herë të parë në hiStori fiton titullin kampion në NBA. Një mision që askush nuk e shite të lehtë, duke pasur parasysh se përballë në finale kishte Golden State warriors, që kërkonin titullin e tretë radhazi dhe të katërtin në pesë vitet e fundit. Gjithsesi kanadezët ia kanë dalë në fund.
Me rezultatin 110-114 ata triumfuan në një ndeshje që ishte shumë e balancuar. Raptors në dy periodat e para shënuan tre pikë më shumë se Warriors, ndërkohë që më pas kampionët në morën avantazhin pas periodës së tretë. Gjithsesi diferenca prej dy pikësh është asgjë në NBA dhe Raptors ia dolën të triumfojnë në periodën e katërt.
Kanadezët bënë një ndeshje shumë të mirë në grup, teksa spikatin të gjithë: Pascal Siakam (26 pikë, 3 asiste, 10 rikuperime), Kyle Lowry (26 pikë, 10 asiste, 7 rikuperime), Kawhi Leonard (22 pikë, 3 asiste, 6 rikuperime) dhe Fred VanVleet (22 pikë, 2 rikuperime). 30 pikët e Klay Thompson shkuan dëm, ashtu si paraqitjet e Stephen Curry (21 pikë, 7 asiste, 3 rikuperime), Andre Iguodala (22 pikë, 2 asiste, 2 rikuperime) dhe Draymond Green (11 pikë, 13 asiste, 19 rikuperime).
NBA FINALJA – GAME 6
Golden State Warriors- Toronto Raptors 110-114 (2-4)
(32-33; 25-27; 31-26; 22-28)