Futbolli është një lojë emocionesh dhe detajesh. Mjafton një gol i shënuar për t’u bërë “heroi” i ekipit në një ndeshje të vetme, por ndodh që të kthehesh i tillë dhe me pritjen e një penalltie. Aq më tepër kur nuk je portier!
Një episod i ngjashëm ka ndodhur në divizionin e dytë të futbollit rumun. Luhej ndeshja Balotesti-SSC Farul. Miqtë po udhëhiqnin me rezultatin 0-1, por në minutat shtesë ndodh gjithçka. Portieri largohet me të kuqe dhe penallti për vendasit.
Ndërrimet janë kryer dhe në portë detyrohet të futet një nga futbollistët. Ai vesh dorezat dhe pret penalltinë! I gjithë ekipi mik në festë me lojtarin e shndërruar në portier, i cili mban të paprekur portën dhe i dhuron tri pikë të arta ekipit të tij.
Epic stuff. Goalkeeper gets sent off, a striker replaces him in goal. And he SAVES a penalty! Romanian 2nd tier beauty! pic.twitter.com/ebcrqGwiwa
— Emanuel Ro?u (@Emishor) March 9, 2019