VIDEO/ Heq kufjet dhe refuzon t’u përgjigjet gazetarëve para Bodos, Murinjo: Nuk më intereson çfarë thonë, nuk flas

Roma do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Bodo/Glimtit në stadiumin “Olimpiko“ mbrëmjen e nesërme. Verdhekuqtë humbën sfidën e parë me rezultatin e ngushtë 1-0, të cilin do të përpiqen me çdo kusht ta përmbysin të enjten.

Zhoze Murinjo ka qenë prezent në konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes, ku nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me incidentin e ndodhur në përballjen e parë. Trajneri i Bodo/Glimtit dhe pjesëtari i stafit të Romës, Nunjo Santos, u përfshinë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Por tektniku portugez ka refuzur t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë çështje. Zhoze Murinjo heq menjëherë kufjet dhe kundërshton të flasë përpara gazetarëve. “Nuk më intereson çfarë thonë. Nuk flas“, janë fjalët e dëgjuara prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online