“Skuka të tregohej altruist”, Mehmeti: Nuk është e lehtë të marrësh një ekip të rënë psikologjikisht dhe ta dërgosh deri këtu

Kupa e Shqipërisë ka njohur çiftin e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në finale. Pas një gjysmëfinaleje sfilitëse mes Vllaznisë dhe Partizanit, tifozët në “Loro Boriçi” ngrihen të gjithë në kmëbë dhe mund të festojnë të qetë. Esat Mala ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në minutën e 28 ishte Aralica ai që ktheu përsëri baraspeshën. Rezultati ka qendruar i tillë përgjatë gjithë kohës së rregullt, ndërsa në minutën e 92-të pati një protestë për penallti nga e shkodranëve. Arbitri Juxhin Xhaja ka bërë me shenjë se gjithçka ishte e rregullt, vendim të cilin  e ka aprovuar më pas edhe sistemi  VAR.

Ekipet kanë tentuar të gjejnë golin e fitores në kohën shtesë, por pa sukses. Në fund ishin 11 metërshat ata që vendosën fituesin. Ruleta e penalltive i buzëqeshi Vllaznisë, e cila nuk gaboi asnjë nga 5 11 metërshat e ekzekutuar. Në krahun tjetër Xhuljano Skuka gaboi përballë portierit Zogoviç, duke mbajtur kështu mbi supet e tij peshën e eliminimit. Vllaznia tashmë do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin, ku do të luhet për trofeun dhe një biletë për në Europë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Mehmeti (Partizani): “Patjetër që jemi shumë të zhgënjyer. I kishim mundësitë, me 2-3 kundërsulme mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Kishte një mundësi Skuka që mund të tregohej altruist dhe të shërbente për Xhuniorin. Kur je në avantazh duhet të jesh më i qetë për të menaxhuar zotërimin e topit dhe për ti ulur ritmin kundërshtarit. Për sa i përket 11 metërshave mendoj që është edhe cështje fati, edhe cështje gjendjeje emocionale. Skuka ka qenë më rezultativi në stërvitje, ka shënuar edhe ndaj Laçit. Edhe pse u eliminuam, s’kemi pse ta vuajmë në aspektin psikologjik. Jemi ende në garë për objektivin minimal. Duke pasur parasysh një lojtar si Skuka, një lojtar i ri, hera e parë që luan në Superiore, i mësuar të luajë në atë mënyrë, është shumë ë vështirë të ndryshojë në kaq pak kohë. Nuk është aq e thjeshtë me lojtarë të marrë në janar, me skuadër të rënë psikologjikisht, ta dërgosh deri këtu. Është edhe çështje e karakterit të lojtarëve. Skuka është një lojtar i fituar, por këtu bëhet fjalë edhe për ta kuptuar ku bëjnë pjesë lojtarët. Trajneri ka për detyrë t’i çojë deri në 20 metrat e fundit dhe pastaj të jenë altruistë”.

Plori (Vllaznia): “Ishte moment, edhe për mua, por edhe për Mehmetin, situata të sikletshme. Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri. Ekipet që nuk dalin në Kupat e Europës kanë vështirësi financiare dhe kishte presion për këtë gjë. Tifozeria është e ndjeshme në skuadër. Nëse nuk vijnë rezultatet, tifozeria është e ndjeshme. Ndeshja e parë me Partizanin ishte pak e kontestueshme, e thashë që ta shfrytëzojmë për diçka pozitive për të sjellë tifozët në stadium. Tifozeria u përgjigj. Shkodra është kulturë për tifozerinë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online