Borusia Dortmund i ka dhënë fund një ecuria prej shtatë ndeshjesh pa humbje në Bundesligë, teksa janë mundur 2 – 1 në transfertën kundër Augsburgut. Koreani Ji-Dong ishte autori i një dopiete për vendasit, ndërsa golin e nderit për verdhezinjtë e shënoi spanjolli Pako Alkaser.
Ky rezultat nuk duhet të vijë si një ccudi pasi kryesuesit e Bundesligës po shfaqnin prej javësh shenja lodhje në lojën e tyre. Mjafton të kujtojmë se katër takimet para ndeshjes së sotme ata kishin barazuar tre herë dhe ndaj Levekuzenit arritën një fitore shumë të mundimshme.
Kjo disfatë e Dortmundit i jep një mundësi Bajernit për të barazuar me pikë verdhezinjtë pas muajsh ndjekjeje të vazhdueshme. Gjithsesi, bavarezët s’do ta kenë të lehtë, pasi të nesërmen do ndeshen në transferta me Borusia Mënshengladbahun, një kundërshtar që gjithmonë i ka hapur probleme kampionëve në fuqi.
Augsburg 2 – 1 Dortmund
Shënues: Ji Dong-Uon 24′, 68′ / Alkaser 81′