VIDEO | Hames Rodrigez i bën të gjitha: Gol, penallti e fituar dhe rasti i humbur me portë bosh!

Bajerni i Mynihut mposhti Shalke 04 në transfertë me rezultatin 0-2 dhe arriti fitoren e katërt rresht në kampionat, duke kryesuar i vetëm Bundesligën, me dy pikë më shumë se Herta e Berlinit. Hames Rodrigez ishte njeriu i ndeshjes për bavarezët. Kolumbiani shënoi golin e avantazhit, fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Levandovski dhe humbi një rast të pabesueshëm me portë bosh.

27-vjeçari është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe po jep një kontribut të madh në ekipin e drejtuar nga Niko Kovaç. Pasi shënoi një gol të bukur me kokë, pas krosimit të Kimish, mesfushori ofensiv dështoi të shënonte golin e dytë personal përballë Shalkes.

Bavarezët ndërmorën një sulm të rrezikshëm dhe Rodrigez kishte shansin për të shënuar me portën bosh, por çuditërisht ai e nxori topin jashtë. Megjithatë, lojtari nuk u demoralizua dhe më vonë arriti të fitonte një penallti dhe Levandovski shënoi duke vulosur fitoren e radhës për gjigandët bavarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online