“Lojtari më i Mirë”, Panuçi dhe Ujkani “godasin” në shenjë

Pasi Luka Modriç theu dominimin e Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, duke u shpallur “Lojtari më i Mirë” për vitin 2018, zbulohen edhe votat e trajnerit dhe kapitenit të Shqipërisë, por edhe të përfaqësueses së Kosovës.

Kristian Panuçi ka goditur në shenjë, duke i’a dhënë votën kryesore pikërisht yllit kroat, për një vlerësim me 5 pikë. Drejtuesi i stolit kuqezi i ka dhënë 3 pikë Kristiano Ronaldos, ndërsa 1 pikë shkoi për fantazistin belg, Eden Hazard. Në votimin për trajnerë, Panuçi i dha maksimumin e pikëve kroatit Zlatko Daliç, ndërsa më pas zgjodhi fituesin Didië Deshamp dhe ish-trajnerin e Realit, Zinedin Zidan.

Si kapiten i Shqipërisë votoi portieri Etrit Berisha, edhe pse për hir të së vërtetës në ndeshjet e fundit shiriti ka ndryshuar shumë emra. Berisha i’a dha votën maksimale Lionel Mesit, 3 pikë shkuan për Muhamed Salah, ndërsa vetëm një pikë për fituesin Luka Modriç. Edhe në garën për “Trajnerin më të Mirë”, gardiani kuqezi i dha minimumin e pikëve fituesit Didië Deshamp (5 pikë ishin për Jurgen Klop dhe 3 për Pep Guardiolën).

Te Kosova trajneri Bernard Shaland i dha maksimumin e pikëve Kristiano Ronaldos, për të vazhduar më pas me Muhamed Salah dhe vetëm një pikë për Luka Modriç. Në garën për trajnerë, Shaland nuk “e goditi” fituesin, duke i dhënë votat për Guardiolën, Zidan dhe në fund Jurgen Klop.

Te Kosova, ashtu si edhe Panuçi te Shqipëria, kapiteni Samir Ujkani e goditi fituesin, pasi vlerësoi me 5 pikë Luka Modriç. Në vendin e dytë për portierin ishte Kristiano Ronaldo dhe në vendin e tretë Kilian Mbape. Për “Trajnerin më të Mirë”, Ujkani vlerësoi me maksimumin e pikëve Zidan, duke klasifikuar të dytin Deshamp, ndërsa në vendin e tretë vendosi teknikun e Juventusit, Masimiljano Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online