Ish-boksieri francez Kristof Detënzhe është kthyer në një ndër personat më të përfolur të momentit në Francë. Shkak për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Parisit që e ka dënuar 37-vjeçarin me 18 muaj burgim.
Ish-kampioni kombëtar i Francës në kategorinë “Cruiserweight” (deri në 90 kg), u dënua për sulm ndaj punonjësi policie. Incidenti ndodhi gjatë protestave të lëvizjes së lejekverdhëve që kanë pushtuar Francën prej më shumë se dy muajsh.
https://twitter.com/ed_program/status/1095972871896289281?s=21
Përplasja e Detenzhesë me policët është kapur nga kamerat dhe materialet filmike e tregojnë qartë që ish-boksieri u hapi shumë punë policëve me aftësitë e tij.
Ndërkohë, protestuesit e tjerë janë sensibilizuar me boksierin duke kryer fushata në rrjetet sociale në mbështetje të tij.