VIDEO | Grizman i çmendur pas “NBA”, mesazhi nga Derik Rouz e prek së tepërmi
Antuan Grizman është një ndër futbollistët më të mirë të momentit dhe një kandidat serioz për të fituar çmimin e “Topit të Artë”.
Por, krahas futbollit francezi është i marrosur dhe “NBA” dhe basketbollistit të Minnesota Timberëolves Derik Rouz, të cilin Grizman e konsideron si idhullin e tij më të madh. Drejtuesit e emisionit të famshëm francez “Canal Football Club” e dinin mjaft mirë këtë dhe vendosën ta surprizonin 27-vjeçarin me një video-mesazh special nga vetë Rouz.
"C'est mon idole…" ?
Quand @AntoGriezmann parle de @drose (@Timberwolves) dans le @CanalFootClub ?#CFC @TrashTalk_fr pic.twitter.com/N1VlPMaDRi
— Canal Football Club (@CanalFootClub) November 18, 2018
“ Tonio si je ? Bravo për Botërorin dhe sezonin tënd. Kam një kërkesë shumë të veçantë. Dua që të më gjesh një shtypi, pasi kam ndërmend të vij e të jetoj në Francë. A më ndihmon dot vëlla?”, tha Rouz me shaka.
Grizman dukej i qartë i prekur nga video. “Falë tij fillova të ndiqja ‘NBA’. Është një lojtar që e adhuroj e admiroj. Kam shumë respekt për të”, tha futbollisti francez gati i përlotur pas mesazhit nga idhulli i tij.