Momenti i keq i Lopeteguit, e refuzon dhe kombëtarja

0

Aventura me Realin e Madridit zgjati fare pak dhe pati një fund të hidhur për Julen Lopeteguin. Trajneri spanjoll u shkarkua pas humbjes së thellë kundër Barcelonës në “Camp Nou”, me rezultatin 5-1.

Megjithatë, ish-trajneri i Realit dhe Spanjës është gati të rikthehet në botën e futbollit, ose më saktë, e ka provuar një gjë të tillë. Siç citon “Sports Illustrated”, Lopetegui është vetë ofruar për të marrë drejtimin e kombëtares amerikane.

Një kërkesë e tillë është refuzuar më shkakun se ka shumë kandidatë të tjerë, të cilët preferohen përpara spanjollit. Një gjë e tillë nuk ka të bëjë fare me aspektin financiar, por është çështje preferencash.

SHBA ndodhet prej 13 muajsh pa një trajner, ndërkohë që drejtohet përkohësisht nga Dejv Saraçan. Kjo tregon se drejtuesit e futbollit amerikan nuk duan të nxitohen, derisa të zgjedhin emrin e duhur për stolin e kombëtares.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.