Goli i Agustin Torasës kundër Teutës ka nxitur polemika të mëdha. Në Vlorë mendojnë se kemi të bëjmë me një gol të rregullt të argjentinasit, ndërkohë që është diskutuar në studio të ndryshme televizive për të.
Edhe në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH u diskutua për të dhe njëri prej atyre që dha opinionin e tij ishte edhe Sulejman Starova. I larguar nga Feronikeli, ish-trajneri i shumë klubeve të njohura në vendin tonë, mendon se arbitri ka vepruar mirë me anulimin e golit.
Starova ka analizuar dinamikën e aksionit dhe shpjegon se vetëm me dorë topi mund të shkojë aq larg sa ndodhi në rastin konkret me Torasën. Për më të tepër shikoni rastin e golit të shënuar dhe analizën e bërë nga Starova. Edhe Rudi Vata, një tjetër i ftuar në emision, mendon se goli ishte i parregullt.