Anulimi i golit të Artim Pollozhanit ka sjellë polemika të shumta. Në media ka pasur krahasime të ndryshme, qoftë edhe me golin e Kristiano Ronaldos kundër Juventusit. Në fakt situata është tjetër në të dy golat. Edhe klubi vlonjat e ka sjellë në vëmendjen e sportdashësve atë realizim të portugezit duke këmbëngulur që ai vendim i Sokolit ka qenë i gabuar.
Një mendim në lidhje me golin e anuluar e ka dhënë edhe ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini. “Është rasti më i përfolur, unë them që është faull. Është lojë e rrezikshme. Këtu thuhet, ‘anulohet ky lloj goli’. Ka edhe lloj-lloj paralelizmi me golin e Ronaldos, që s’ka lidhje. Nëse hynte me kokë, nuk ka faull. Quhet lojë e rrezikshme, edhe pse nuk ka kontakt. Është faull. Nuk luhet në zonën e kokës me këmbë. Nëse ngre takën te fytyra, është faull. Rastin ua kam nisur edhe dy vëzhguesve të huaj dhe më thanë edhe ata që kemi të bëjmë me lojë të rrezikshme”, tha mes të tjerash Jemini në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel.
KTHIM PAS NË KOHË – Karl Hainc Rumenige, legjenda e Gjermanisë dhe Bajernit të Munihut, ka mjaft bukur me fanellën e Interit kundër Gllazgou Rejnxhërs në vitin 1984. Gjithsesi arbitri i ndeshjes e anuloi golin, pasi gjithçka o konsiderua lojë e rrezikshme. Protesta të shumta për golin që mediat në Itali nuk ngurronin ta konsideronin si më të bukurin në histori nëse do akordohej.