VIDEO | Supergol dhe dy shtylla, në Vlorë fiton spektakli

Flamurtari e Luftëtari kanë ndarë nga një pikë, teksa përballja mes tyre është mbyllur në barazim 1-1. Kur u duk se vlonjatët po merrnin pikët e plota, ishte Realdo Fili që gjeti rrugën e rrjetës një minutë para fundit të kohës së rregullt dhe barazoi shifrat. Një gol që mund të tërbojë vlonjatët, sepse lindi nga një pozicion jashtë loje milimetrik i sulmuesit Dunga, i cili dha pasimin për golin e Filit.

Një ndeshje e barabartë, që ishte zhbllokuar nga një gol i çuditshëm që u shënua nga Andi Ribaj. Raste në të dyja krahët, shtyllë e goditur nga Franc Veliu, po shtyllë e goditur nga Realdo Fili. Portieri Enea Koliçi ishte sërish vendimtar me pritjet e tij, ndërkohë që edhe Edvan Bakaj bëri detyrën në rastet e paraqitura.

Barazim i drejtë për atë që prodhoi fusha dhe për Luftëtarin kjo pikë është e artë në luftën për mbijetesë, pasi ruhet distanca prej 7 pikësh me Kastriotin. Nga ana tjetër Flamurtari mbetet në vendin e tretë në klasifikim.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 20 prill 2019, ora 19:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-LUFTËTARI 1-0
Ribaj 50′ / Fili 89′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Musta, Rrapaj (Mustafa 74′), Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.
Luftëtari: Bakaj, Demo, Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Rapo, Ymeraj (Hanti 59′), Neziri (Çelaj 73′), Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtar: Ardian Beiqiri
Kartonë të verdhë: Ribaj 43′ / Demo 54′

EPISODET – 

89′ – GOOOOOOOOL Dunga ka pasuar për Filin në zonë dhe mesfushori fierak ka zënë në kundërkohë Koliçin dhe ka realizuar 1-1. I dyshimtë pozicioni i sulmuesit afrikan, pasi ishte lehtësisht në pozicion jashtë loje në nisjen e aksionit.

63′ – shtylla shpëton Flamurtarin. Fili, në hyrje të zonës, gjuan dhe topi devijohet nga Franc Veliu e më pas devijohet nga shtylla. Dunga nuk e arrin dot ta çojë në rrjetë më pas.

58′ – Enea Koliçi shpëtimtar pas një goditjeje të fortë të Rustem Hoxhës. Flamurtari nisi një kundërsulm dhe Sukaj zgjedh të godasë vetë në portë dhe jo të shërbejë për Kale. Topi u devijua nga një lojtar dhe më pas nga Bakaj.

50′ – GOOOOL Ribaj kërkon të krosojë në zonë, por topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetë. Flamurtari në avantazh

33′ – Fili gjuan fort, portieri Enea Koliçi në lartësinë e duhur e devijon topin dhe nuk e lejon të shkojë drejt rrjetës.

24′ – Flamurtari pretendon për një faull në hyrje të zonës, Arinaldo përfundoi i shtrirë, por për gjyqtarin Ardian Beqiri nuk kishte nërhyrje të gabuar.

17′ – Arinaldo Rrapaj kërkon të befasojë portierin Bakaj. Mesfushori nuk ka shënjestrën e duhur, topi shkon mbi traun e portës.

11′ – Deliaj shpëton vlonjatët, teksa topi po shkonte në rrjetë pas një devijimi të Pollozhanit.

5′ – Kale kroson në zonë nga një goditje dënimi, Veliu e devijon topin me kokë dhe shtylla shpëton Luftëtarin.

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Musta, Rrapaj, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.
Luftëtari: Bakaj, Demo, Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Rapo, Ymeraj, Neziri, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Gjyqtar: Ardian Beiqiri
Kartonë të verdhë: Ribaj 43′, Sukaj 83′ / Demo 54′, Fili 83′

One thought on “VIDEO | Supergol dhe dy shtylla, në Vlorë fiton spektakli

  1. Nuk ka pozicjon jashte loje .Lojtari qe ktheu topin ne zonen e Flamurtarti u nis nga pozicjon i rregullt .Po ta kishte kapur lojtari me numrin 90 do te quhej ofsaid.

Leave a Reply to spata Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *