Ish-futbollisti i Skënderbeut, Xhejms Adeniji, vazhdon të bëjë paraqitje të mira me skuadrën e Gabalas në Azerbaixhan.
Sulmuesi nigerian ishte një ndër autorët e golave në fitoren 2 – 1 të Gabalës ndaj Zirës. Goli i sotëm ishte i dhjeti në kampionat për nigerianin, një shifër kjo e barabartë me atë që 26-vjeçari shënoi vitin e kaluar me Skënderbeun në Kategorinë Superiore..
Xhejms ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Gabala, duke luajtur 22 ndeshje si pjesë e formacionit titullar dhe vetëm një herë si zëvendësues.