VIDEO | Gol dhe asist, Muriqi merr “medaljen e argjendtë” në podiumin e golashënuesve

Vedat Muriqi mund të ketë zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Rizesporit. Mbrëmjen e sotme skuadra e sulmuesit shqiptar u mund 3 – 2 nga vizitorët e Trabzonsporit, por 24-vjeçari ia doli të ishte më i mirë në fushë pavarësisht humbjes.

Muriqi pati rol vendimtar në të dy golat e Rizesporit, duke asistuar golin e parë dhe shënuar vetë të dytën. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës e mbyll këtë edicion të Superligës turke me një rekord personal prej 17 golash, ndërkohë nuk kanë munguar as asistet plot 9 të tillë. Shifra prej 17 golas e vendos Muriqin në vendin e dytë të tabelës së golashënuesve, duke pasur mbi veten vetëm sulmuesin e Gallatasarajit, Mbaje Dianje, i cili e mbylli kampionatin me 30 gola.

https://twitter.com/LegendSportoff/status/1132014974203826176

Kontrata e Muriqit me Rizesporin mbaron në qeshor të 2020-ës, por pritet që sulmuesi te transferohet këtë verë të një ekip i një niveli më të lartë. Deri më tani për 24-vjeçarin kanë shfaqur interes klube te Superligës turke, por edhe nga kampionati francez e spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *