Skuadra e Uatfordit ka përjetuar një makth brenda 100 sekondash. Fillimisht portieri Ben Forster bën një gafë trashanike duke nënvlerësuar shpejtësinë e Obamejang, i cili kap në kohë topin e goditur nga “gardiani” dhe i jep avantazhin të tijve.
Vetëm pak sekonda pasi loja kishte rinisur, kapiteni Troi Dinej ndëshkohet me të kuqë për një goditje me bërryl ndaj uruguaianit Torreira.