VIDEO | Bakaj hero në Bjellorusi, sa i pafat Cikalleshi!

Shaktor Soligorski po ecën në rrugë të mbarë në kampionatin bjellorus. Skuadra e Elis Bakajt ka fituar ndeshjen e tretë në kampionat, teksa këtë herë mposhti Slutsk me rezultatin e ngushtë 1-0. Protagonist absolut ishte sulmuesi shqiptar, që realizoi golin trepikësh.

Për Bakajn ky është goli i dytë në kampionat dhe i pesti në total, pasi ka gjetur tre herë rrugë e rrjetës në Kupë. Sulmuesi 31-vjeçar është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Shaktar Soligorsk, që synon të fitojë titullin kampion.

CIKALLESHI – Kavajasi i Akhisarspor është rikuperuar dhe sot skuadra e tij humbi një finale për mbijetesën. Edhe pse shënuan të parët me Manu (61’) kundër Erzurumspor, gjithçka u përmbys nga dy gola të shpejtë të realizuar për katër minuta.

Gol i parë i falur, ndërkohë që ai hutim i shërbeu Erzurumspor që shënoi edhe golin e dytë.  Sokol Cikalleshi u aktivizua në minutën e 82-të me synimin që të shmangej të paktën humbja, por kjo nuk ndodhi. Akhisarspori, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje, renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe tashmë misioni mbijetesë është vështirësuar ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online