VIDEO: Fundi i një epoke, Reali turpërohet nga Barcelona!

0

Epoka post-Ronaldo te Reali nisi në mënyrë skandaloze, me trajnerin Lopetegui që u largua pa shkuar mirë në Madrid, ndërsa Reali duket se nuk ka gjetur asnjë zgjidhje tjetër dhe pret trishtueshëm fundin e një sezoni zhgënjyes.

Pas disa triumfesh rresht në Champions League, këtë sezon Reali ktheu sytë nga kampionati dhe kupa, por tashmë kupa është “djegur” dhe kampionati është shumë pranë përfundimit në favor të Barcelonës.

Sot Realit i mjaftonte të mos pësonte gol për të shkuar në finalen e Kupës së Mbretit, por barazimi 1-1 marrë në Camp Nou ndaj Barcelonës ishte një ëndërr e bukur dhe Barça e zgjoi dhunshëm ekipin e dobët madrilen, që rezistoi vetëm një pjesë loje, para se të shpartallohej 3-0 në Bernabeu.

Në pjesën e parë asnjë gol dhe Reali kërkoi një penallti për faull ndaj Vinicius, por arbitri tha “jo”. Ekuilibër i plotë në lojë e rezultat, me Realin që në fakt pati më shumë raste për shënim.

Në pjesën e dytë transformim total i Barcelonës, që ndryshoi marsh dhe në minutën e 50-të Luis Suarez shkërmoqi kështjellën madrilene.

Kaq u desh, në minutën e 69-të Varane shënoi autogol në tentativën për të mos lejuar Suarez të shënonte, ndërsa uruguajani në minutën e 73-të u tall me madrilenët, duke shënuar penallti me Panenka.

Barça në finale, Reali duhet të mendojë vetëm për Champions League, por me ekipin që ka do i duhet një fat absurd për të triumfuar sërish.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.