VIDEO | Çelsi ringjallet në derbi, Junajtid nuk ndalet as nga dëmtimet

Çelsi është ringjallur pas humbjes së finales së “Carabao Cup” ndaj Sitit, ku ka triumfuar në derbi ndaj Totenhemit pastër me shifrat 2-0. Fitore gjithashtu dhe për Mançester Junajtid, të cilët triumfuan me shfrat 1-3 në fushën e Kristal Palas.

Pjesa e parë në “Stamford Bridge” u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, ishte Pedro, i cili kaloi në avantazh Çelsin në minutën e 57-të.

Në minutën e 85-të, një gafë në mbrojtje e “gjelave” solli dhe golin e dytë, me Kiran Tripier, i cili në mënyrë të pafat shënoi në portën e tij.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, me një Mançester të kujdesshëm. Në minutën e 33-të erdhi dhe goli i parë i sfidës, ku Romelo Lukaku kaloi në avantazh “djajtë e kuq”, me rezultatin që ishte i tillë deri në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, ishte përsëri gjiganti i sulmit të Junajtid, i cili shënoi pas vetëm shtatë minutave, duke dyfishuar shifrat, pas një pasimi nga Lindelof.

Në minutë e 66-të ishte Uord, i cili rihapi takimin, duke çuar shifrat në 1-2. Vendasit këmbëngulën në kërkim të barazimit, por Mançesteri arriti të rezistonte.

Në minutë e 83-të, mendoi Eshli Jang për të siguruar fitoren, teksa pas pasimit të Pogba shënoi golin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online