VIDEO | Flamurtari mbetet në Kamzë, Luftëtari harron krizën

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, pasi ndeshja e zhvilluar në Vlorë është mbyllur në barazim 0-0. Një ndeshje e kujdesshme dhe me pak raste, teksa skuadrat nguruan që të rrezikonin në portat kundërshtare, ndonëse dyluftimet në mesfushë nuk ishin të pakta. Për t’u veçuar një moment i diskutueshëm në fillimin e ndeshjes, i cili ka vend për diskutim.

Te Flamurtari rikthehej Batha e Musta të pezulluar, por dhe Alla nga një dëmtimi. Mbrojtësi kthehej pas 9 ndeshjesh në fushën e blertë. Në pjesën e parë mund të veçohet një pretendim i vendasve për 11-metërsh, por nuk ka prekje të topit me dorë sipas gjyqtarit kryesor. Te bluzinjtë Shkurtaj ngacmon Koliçin, por pa e vënë në vështirësi seriozisht.

Në pjesën e dytë ishte Bushiç, që krijoi një rast shumë të volitshëm, por preferoi të godiste duke qenë i vetëm me Ruçin, megjithatë tentativa e tij qendrore dhe portieri mik e kontrolloi topin. Shkurtaj do i përgjigjej pak para fundit të kohës së rregullt, por as sulmuesi i gjirokastriteve nuk u tregua i saktë.

Pa fitues në një ndeshje, ku u duk se skuadrat bënë shumë pak për të marrë më shumë. Luftëtari arrin Tiranën në klasifikim me 10 pikë. Kuqezinjtë e Dajës në anën tjetër shkojnë në kuotën e 19 pikëve, vetëm 1 më pak se Kukësi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12

E mërkurë, më 7 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI – LUFTËTARI 0-0

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Veliu, Kotobelli (Hyseni 63′), Useini, Mustafa, Batha (Ribaj 74′), Musta, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Deliaj, Zmeraj, Pollozhani.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Janiçiç, Hoxha, Rapo, Rapa, Ramadani, Rroca (Aleksi 79′), Milosavlejv, Radoviç (Ymeraj 71′), Shkurtaj. Trajner: G.Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Demo, Açka, Dunga, Xhekson.

Kartonë të verdh: Rrapa 69′

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Denis Rexha, Marjus Qose, Olsi Sokoli.
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Fatmir Tare

EPISODET – 

Po luhet në Vlorë…

87’ – Shkurtaj shpërdoron në mënyrë të pabesueshme, pasi sherbet nga e djathta.

78′ – Siljanoviski provon që të krijojë një situatë të rrezikshme nga e djathta, por Janiçiç mbyll gjithçka

47’ – Bushiç del i vetëm me portierin Ruçi, por kroati preferon që të godasë, duke ja bërë më të lehtë portierit mik për të neutralizuar tentativën qendrore.

44′ – Rapo provon me të majtën nga distanca, topi i gjuajtur prej tij nuk ka shënjestrën e duhur. Jashtë

33′ – Torasa me finte nis një top mjaft bukur për Mustën, Liçaj në monentin e fundit ndërhyn dhe shpëton skuadrën e tij. Goditje këndi.

25′ – Goditje dënimi për Luftëtarin, kros në zonë. Janiçiç me kokë gjuan jashtë kuadratit.

16′ – Shkurtaj me një goditje të bukur detyron portierin Koliçi ta devijojë topin në këndore. Luftëtari shfaqet rrezikshëm

11′ – Shkurtaj, pas një pasimi të Milosavlejv, i ndodhur pranë portës së Flamurtarit, godet mbi tra. Rast i mirë shënimi

9′ – Flamurtari pretendon për penallti. Mustafa i afrohet shumë pranë golit, gjuajtja e mesfushorit u ndal nga një prej vendasve. Pretendohet të jetë ndalur me dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online