Derbi londinez mes Fulhemit dhe Çelsit ishte shumë i luftuar, por në fund do të ishin të besuarit e Sarrit ata që do të triumfonin 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për Blutë e Londrës, pasi Gonzalo Higuain i dha avantazhin në minutën e 20’ të takimit.
Megjithatë, Fulhemi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë që të mos dalë pa pikë. Mbrojtësi Kalum Çejmbërs barazoi shifrat në minutën e 27’ të takimit, vetëm 7 minuta pas rrjetës së Higuain. Ky gol bëri të mendohej se ndeshja mund të fitohej nga të dyja skuadrat, por Çelsi vendosi diktatin në fushë dhe krijoi shumë raste të rrezikshme.
Nuk do të vononte goli i dytë për Çelsit, që u shënua nga një lojtar që pritej shumë. Braziliani Zhorzhinjo gjeti golin e parë me fanellën e Çelsit, pavarësisht se ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, të gjitha si titullar. Më në fund, lojtari me pasaportë italiane gjeti golin dhe kjo rrjetë e tij, rezultoi shumë e rëndësishme, pasi i dha triumfin të besuarve të Sarrit.
Premier League, java 28
Fulhem – Çelsi 1-2
Çejmbërs 27’ / Higuain 20’, Zhorzhinjo 31’