Azpilikueta: Humbëm shumë raste, japim gjithçka deri në fund!

0

Çelsi triumfoi ditën e sotme në transfertë ndaj Fulhemit me shifrat 1-2. Fitore që i ndihmon blutë të renditen në vendin e gjashtë me vetëm dy pikë diferencë nga vendi i katërt i Mançester Junajtid. Pas ndeshjes ka folur kapiteni, Sezar Azpilikueta, i cili nuk ishte plotësisht i kënaqur, pasi ekipi humbi shumë raste sipas tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe krijuam shumë raste, ku mund të shkonim në pushimin mes pjesëve me një rezultat më komod. Nuk arritën të shënonim dhe jemi në dijeni që Fulhemi po lufton për mbijetesën.

Po hyjmë në pjesën e fundit të sezonit, ku duhet të japim gjithçka që kemi për të fituar çdo ndeshje. Kemi shumë objektiva për të arritur. Shpresoj që të arrijmë atje ku duam.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.