Festojnë Bylisi e Besa, një eurogol i heq fitoren Erzenit

Sot kanë nisur ndeshjet “play-off” të Kategorisë së Parë dhe kjo ka qenë një fundjavë pozitive për ekipet mike. Në grupin A, ndeshja midis Besëlidhjes dhe Erzenit u mbyll në barazim 1-1. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me anë të Peqinit.

Ekipi lezhian reagoi, por arriti të barazonte ndeshjen vetëm në minutat e fundit. Ishte Dedaj, ai i cili lëshoi një “predhë” nga 30 metra dhe i dhuroi një pikë Besëlidhjes në minutën e 89-të. Ky barazim e çon në 8 pikë diferencën e Erzenit të vendit të dytë me Vllazninë kryesuese.

Bylisi dhe Besa nuk hasën probleme për të fituar në transfertë, duke ruajtur diferencën e 3 pikëve me njëri-tjetrin. Ekipi ballshiot mposhti Lushnjen në “Roza Haxhiu” me rezultatin 0-2. Sfida u tensionua pas akordimit të një penalltie për Bylisin dhe ndëshkimit të portierit Spaho me karton të kuq. Portieri Bytyçi u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa afrikani Antoni dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

E dyta nuk dhuroi më gola dhe Bylisi vazhdon të kryesojë grupin B. Fitore arriti dhe Besa e Kavajës. Verdhezinjtë mposhtën Egnatian në Shijak me rezultatin 1-2. Sokol Mziu zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27-të, ndërsa Thaçi dyfishoi shifrat për Besën në pjesën e dytë.

KATEGORIA E PARË – Java 19

GRUPI A / PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Besëlidhja-Erzeni        1-1
Shënues:  Dedaj 89′ / Peqini 15′

GRUPI B / PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Lushnja-Bylis              0-2
Shënues: Bytyçi 17′, Antoni 43′
Egnatia-Besa               1-2
Shënues: Branica 87′ / Mziu 27′, Thaçi 72′

GRUPI B / PLAY-OUT
Datë 3 mars 2019
Elbasani-Pogradeci     0-3
Shënues: Kasa 7′, Alillari 40′, Pere 67′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online