Fiorentina fitoi 2-0 ndaj Atalantës sot dhe është e katërta në Serinë A, por për herë të parë në këtë sezon nuk flitet për lojën e saj të bukur. Kjo për faktin se goli i parë i ndeshjes, në minutën e 62-të, ishte një grabitje e vërtetë.
Sulmuesi i talentuar i Fiorentinës, Federiko Kieza, këtë radhë e teproi, duke u hedhur në mënyrë qesharake në zonë, por arbitri i ndeshjes u bë edhe më qesharak, sepse akordoi penallti.
Po VAR ku ishte? Askush nuk e di, por me sa duket polemikat e mesjavës kanë peshuar shumë, sepse Fiorentina u ankua për penalltinë që iu dha kundër në San Siro, ku patie dhe gabime të tjera në favor të Interit, ndaj këtë radhë arbitri e kompensoi.
After the game against Fiorentina, Asamoah called out Chiesa for his cheating antics (diving etc…). He was attacked by Juve fans because he's an Inter player now & it is out of line for him to call Chiesa out like that.
Today, Chiesa cheated again and won Fiorentina a penalty. pic.twitter.com/Jn5ZM0fbf1
— FedeNerazzurra (@_FedeNerazzurra) September 30, 2018
Natyrisht, furtunë pas ndeshjes, si në rrjetet sociale, me sulmuesin italian në shënjestër, ashtu edhe nga Atalanta, që ka akuzuar hapur arbitrin, ndërkohë që trajneri Gasperini është grindur me kolegun Pioli në përfundim të ndeshjes.
“Luajtëm një ndeshje të mirë, Fiorentina fitoi falë një simulimi, që shpresoj të mos jetë kompensim për atë që i ndodhi në Milano. Penalltia e sotme është e pakonceptueshme, në një epokë ku teknologjia është vendimtare. Kieza është ndër talentet më të mëdha të Serisë A, por e ka zakon të sillet kështu dhe duhet dënuar, për të edukuar atë dhe të tjerët”, tha Gasperini pas ndeshjes.
“Unë shkova ta takoj, ndërsa Gasperini nisi të bërtiste që nuk ishte penallti as kjo dhe as ajo në Milano. Kieza nuk është një lojtar që rrëzohet pa e prekur askush, e ngadalësoi vrapin për të mbrojtur topin dhe Toloi e preku, aq sa për ta rrëzuar”, tha Pioli.
Ndërkaq, administratori i deleguar i Atalantës, Luka Perkasi, akuzon Fiorentinën: “Episod shumë i rëndë, arbitri nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it. Është një penallti e gatuar gjatë gjithë javës nga drejtuesit e Fiorentinës”.