Skënderbeu është skuadra kampione në fuq, por njëkohësisht po kryeson dhe klasifikimin në edicionin aktual. Ndonëse me një luftë të hapur me UEFA-n dhe me shumë ndryshime juglindorët kanë arritur që të tregojnë muskujt edhe këtë edicion.
Skuadra e Orges Shehit mori kryesimin një javë më parë duke mundur Partizanin në kryeqytet, ndërsa dje kaloi Kastriotin, por duhet thënë me jo pak vështirësi. Ndeshja e radhës për korçarët është të mërkurën, por ka vend edhe për festë.
Pas ndeshjes me krutanët, skuadra ka menduar që të darkojë në një restorant të qyteti, por siç shihet dhe nga video e postuar nga gazetari Ervin Baku, harmonia te Skënderbeu mbizotëron dhe gjërat janë duke shkuar mjaft mirë. Orges Shehi po shkëlqen deri më tani në edicionin e tij të parë si trajner, ndërsa në krahun tjetër Gjergji Muzaka nuk i numëron vitet që ka mbi shpinë dhe po arrin që të jetë deçiziv për skuadrën korçare, që të dy shihen duke kërcyer në videon e mëposhtme, por mbi të gjitha shihet edhe atmosfera që mbizotëro te kuqeblutë. Në fund të fundit, janë në vendin e parë dhe kjo gjë ua krijon këtë komoditet.