Barcelona është fituesja e “El Clasico”-s së parë të këtij sezoni në La Liga. Katalanasit vinin në këtë takim pa Leo Mesin e dëmtuar prej një jave, por në këtë 90-minutësh si rrallëherë më parë, mungesat e “pleshtit” nuk u ndie. Reali largohet i turpëruar nga “Camp Nou” pas humbjes 5 – 1.
U deshën vetëm 11 minuta që të shpërthente festa në “Camp Nou”. Filipe Kutinjo çoi në rrjet një top të shërbyer nga mbrojtësi i majtë Zhordi Alba, duke vënë për herë të parë emrin e tij në listën e shënuesve të kësaj përballje mitike.
Në minutën e 30-të, Suarez dyfishon rezultatin me një penallti të cilën e fitoi pas një ndërhyrje të gabuar të francezit Varan. Marcelo ngushton diferencën në minutën e 50-të dhe Reali fillon të marrë kontrollin e lojës, por Mordriç dhe Benzema shpërdorojnë dy raste të pastërta dhe rezultati mbetet i njëjtë.
Suarez ndëshkon sërish Realin në minutën 75-të me një gol të bukur me kokë, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë uruguaiani shënoi plotëson tripletën e tij të parë në “El Clasico”. Festë të veçantë do të kishte dhe për kilianin Arturo Vidal. Mesfushorit iu deshën vetëm tri minuta në fushë për të debutuar me gol në “El Clasico”-n e tij të parë.
Reali pëson humbjen e tretë radhazi në La Liga, ndërsa fitorja e fundit e “Los Blancos” në kampionatin spanjoll daton më shumë se një muaj më parë, në 22 shtator, kur mundën në “Santiago Bernabeu” Espanjolin me rezultatin 1-0. Diferenca me Barcelonën shkon në 7 pikë dhe