Zyrtare: Vjen njoftimi, Partizani zgjidh kontratën me sulmuesin

Largimi i tij ishte në ajër prej kohësh dhe sot ka ardhur zyrtarizimi. Sulmuesi Besart Abdurahimi largohet nga Partizani vetëm pas gjashtë muajsh. I afruar vjet në janar, kur sulmuesi la Shkëndijën e Tetovës, 28-vjeçari u mundua të ndihmonte të kuqtë në arritjen e objektivave.

Gjithsesi hapësirat për të nuk ishin të shumta dhe zgjidhja e kontratës ishte një problem për t’u zgjidhur. Palët më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tanimë Abdurahimi është i lirë. Pak çaste më parë Partizani ka dalë edhe me njoftimin zyrtare që e konfirmon “divorcin” mes palëve.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besart Abdurahimin. Sulmuesi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Abdurahimi ishte pjesë e skuadrës nga fillimi i këtij viti dhe me fanellën e kuqe regjistroi 11 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Klubi i uron njëkohësisht Besart Abdurahimit suksese në karrierën e tij sportive”, njofton Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online