VIDEO | Dy ekipet e Mançesterit fitojnë me “poker”, shkëlqen Rodri

Mançester Siti dhe Junajtid kanë arritur të fitojnë ndeshjet përkatëse në kuadër të fazës pregatitore para nisjes së sezonit. Të dy gjigantët anglez i kanë “shtypur” kundërshtarët e tyre, duke u shënuar nga katër gola.

Djemtë e Guardiolës kanë mundur me rezultatin 4-1 Uest Hemin. Ata kanë vijuar me formën e mirë që mbyllën edhe sezonin e kaluar. Ishin londinezët që kaluan të parët në avantazh me atë të një penalltie të shndërruar në gol nga Mark Noble.

Gjithsesi, djemtë e Guardiolës kanë përmysur nëpërmjet golave të David Silvës, Lukas Nmecha dhe dopietës së të zakonshmit Stërling. Një nisje bindëse e “Qytetarëve”, duke parë që kanë mundur një kundërshtar jo të vogël, që do e shohin përsëri në Premier Ligë. Ndeshja u zhvillua në Kinë, ku po luhet për trofeun “Premier League Asia”. Një prezantim mjaft cilësor i Rodrit, i cili shijoi për herë të parë një ndeshje me fanellën e kaltër.

Miqësore, “Premier League Asia Trophy”

Mançester Siti-Uest Hem 4-1
Noble (p) ’26 / D. Silva ’34, Nmeca (p) ’36, Stërling ’60 ‘72

Edhe Mançester Junajtid nuk kanë mundur një kundërshtar të rëndomtë, por Lids Junajtid. Dy klubet gëzojnë një urrjetje të madhe e të ndërsjelltë me njëri-tjetrin prej shume kohësh. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4-0 për ekipin e drejtuar nga Solskjaer. Ata nuk e kanë vënë aspak fitoren në diskutim, duke e dërguar topin në rrjetë nga dy herë për pjesë. Golat janë shënuar Mason Grenud, ku bie në sy asisti i Van Bisakës, Markus Rashford, Fill Xhons dhe Antoni Martial me penallti.

Miqësore

Mançester Junajtid-Lids Junajtid  4-0
Grinud ‘7, Rashford ’27, Xhons ’51, Martial ‘69

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online