VIDEO | Dramë në Dortmund, Hofenhejmi arrin të pamundurën!

0

Gola, spektakël dhe dramë në “Signul Iduna Park”. Borusia e Dortmundit dhe Hofenhajmi kanë zhvilluar një ndeshje të “çmendur” midis tyre. Takimi u mbyll në barazim 3-3, rezultat që gëzon tifozët e Bajernit të Mynihut.

Vendasit udhëhiqnin 3-0 deri 15 minuta përpara fundit të ndeshjes, por djemtë e Nagelsman shënuan tri herë brenda 12 minutash, duke lënë të shtangur tifozët e zjarrtë të verdhezinjve.

Sanço bëri gjithçka mirë në minutën e 32-të, kombinoi me Pizçek dhe lëshoi një diagonale të pakapshme për portierin mik. Vrulli i Dortmundit nuk u ndal dhe Gëce dyfishoi shifrat dy minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Portugezi Guerrero shënoi golin e tretë pas një aksioni shumë të bukur dhe të gjithë nisën festën. Hofenhajmi u ringjall dhe tronditi vendasit me tre gola rresht, duke siguruar një pikë të artë. Belfodil ishte heroi i miqve me anë të një dygolëshi të shënuar, ndërsa rrjetën e gjeti dhe çeku Kaderabeg.

Kjo pikë e ngjit Dortmundin në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Bajerni mund të përfitojë dhe një fitore e ekipit të Kovaç përballë Shalkes do e shkurtonte diferencën në 5 pikë.

I njëjti rezultat u regjistrua dhe në përballjen Fraiburg-Volfsburg. Nga ana tjetër, Gladbahu u turpërua në shtëpi nga Herta e Berlinit. Kryeqytetasit fituan 0-3, ndërsa goli i parë i shënuar nga Kalu ishte fantastik. Fitore e rëndësishme për Hanoverin, që mposhti në shtëpi rivalin për mbijetesë, Nurnbergun 2-0, ndërsa dueli mes Laipcigut dhe Ajntrahtit u mbyll pa gola.

Gladbah-Herta Berlin 0-3
(Kalu 30’, Duda 56’, Selke 76’)

Dortmund-Hofenhajm 3-3
(Sanço 32’, Gëce 43’, Guerreiro 67’ / Belfodil 75’, 87′, Kaderabeg 83’)

Fraiburg-Volfsburg 3-3
(Grifo 37’, Peteresen 70’, Ualdshmid 88′ / Rousilon 11’, Veghorst 63’, Stefen 74’)

Hanover-Nyrnberg 2-0
(Myler 45+5’, 77’)

Laicig-Ajntraht Frankfurt 0-0

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.