Mundi Sitin në Champions, Murinjo kërkon të rikthejë sulmuesin

Të gjithë padyshim e kujtojnë transferimin e bujshëm në vitin 2015 të Memfis Depaj nga PSV Eindhoven drejt Mançester Junajtid. Luis Van Gal, trajner i Junajtid në atë kohë e kërkoi me ngul në ekip bashkëkombësin e tij dhe shpenzoi jo pak, por 25 milionë paundë.

Ecuria e holandezit në “Old Traford” nuk ishte ajo që pritej dhe në vitin 2017 u detyrua të largohej te Olimpik Lion. 16 milionë paundë shpenzuan francezët për ta marrë nga Junajtid numrin 11 të tyre. Pas një sezoni mjaft pozitiv te Lion, Depaj këtë sezon vijon përsëri të bëjë mirë me francezët. Fitore befasuese ndaj Mançester Sitit para pak ditësh në “Etihad Stadium” 1-2, ka bërë që për Memfis të rikthehet vëmendja e ekipeve angleze.

Pikërisht nga ish-ekipi i tij, Mançester Junajtid, të cilët po lëshojnë sinjale se po mendojnë për një ribashkim me holandezin 24-vjeçar. Ka qenë trajneri i “djajve të kuq”, Zhose Murinjo, i cili ka thënë se do ta mirëpristë një rikthim të Depaj.

“Depaj kaloi një sezon e gjysmë tek Junajtid dhe pavarësisht se u largua ai është një lojtar me moshë të re. Ai është një lojtar mjaft i mirë. Shpresoj që të vazhdojë të bëjë mirë në Lion, dhe përse jo të rikthehet përsëri tek ne, pasi të gjithë këtu e pëlqenin”.

Mançester ka një klauzolë në kontratën e shitjes së Depaj tek Lion, ku thuhet se Junajtid mund të rikthejë përsëri holandezin në “teatrin e ëndrrave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online