Video | Ditë përmbysjesh në Angli, Arsenal dhe Lester triumfojnë me vuajtje

Arsenali ka gjetur fitoren e parë sezonale par dy humbjeve radhazi. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri nuk e pati të lehtë të fitonte në derbin ndaj Uest Ham. Miqtë gjetën golin e parë me Arnatoviç, ndërsa shifrat u barazuan vetmë pak minuta më vonë nga spanjolli Monreal. Avantazhi erdhi pas një autogoli të Diopit, por francezi ishte i pafajshëm, pasi nuk mund të reagonte pas gjuajtjes së fortë të Lakazet. Goli i “Knock-Out” për miqtë erdhi në minutat shtesë me autor sulmuesin Deni Uellbek.

Ndeshje e cila u fitua më përmbysje ishte dhe ajo midis Sauthempton dhe Leister. Vendasit shënuan të parët me anë të kapitenit Bertrand, por golat e talentit Grei dhe qendërmbrojtësit Meguajër siguruan fitoren 2-1 për Leisterin.

Spektakël pati dhe në ndeshjen midis Bornmuthit dhe Evertonit. Skuadrat u ndanë me vetëm një pikë pas një barazimi 2-2, ku u morën dhe dy kartonë të kuq, nga Riçarlison dhe Smith. Miqtë shkuan nën avantazhin e dy golave, por vendasve iu mjaftuan vetëm 5 minuta për të barazuar shifrat.
Ndërsa takimi midis Hadërsfilldit dhe Kardifit nuk pati shumë histori me të dyja skuadrat që nuk arritnë të gjenin rrugën e rrjetës përgjatë 90 minutave

Arsenal 0 – |1| Uest Hem : Arnautoviç 25’

Arsenal |1|– 1 Uest Hem : Monreal 30’

Arsenal |2|– 1 Uest Hem : Diop (aut) 70’

Arsenal |3|– 1 Uest Hem : Uellbek 92’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online