Devin Booker ka marrë skenën, pasi arriti të befasojë Golden State Warriors. Ai shënoi 37 pikë, dha 11 asiste dhe rikuperoi 8 topa në fitoren 111-115 që mori Phoenix Suns kundër kampionëve në fuqi. Klay Thompson (28 pikë), Kevin Durant (25 pikë) dhe Stephen Curry (18 pikë) u dorëzuan në periodën e katërt, kur edhe Suns ishin më lart dhe siguruan fitoren.
San Antonio Spurs nuk e nisi mirë ndeshjen me Milwaukee Bucks, por pas periodës së parë shënoi më shumë pikë se kundërshtari dhe fitoi 121-114. LaMarcus Aldridge (29 pikë, 2 asiste, 15 rikuperime) dhe DeMar DeRozan (28 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) udhëhoqën skuadrën nga Teksasi dhe zhvlerësuan paraqitjen e Giannis Antetokounmpo (27 pikë, 6 asiste, 13 rikuperime).
Edhe pse James Harden u ndal në 20 pikë, Dallas Mavericks nuk ia ka dalë të mundë Houston Rockets. Këta të fundit realin një pikë më shumë dhe morën fitoren e 41-të sezonale. Sfida u mbyll 93-94, ndërkohë që spikatën Eric Gordon (26 pikë) dhe Clint Capela (17 pikë, 1 asist, 12 rikuperime). Luka Donçiç (19 pikë, 9 asiste, 15 rikuperime) i vetëm nuk kishte çfarë bënte ndaj Rockets.
Atlanta Hawks-Neë Orleans Pelicans 128-116
Memphis Grizzlies-Orlando Magic 105-97
Dallas Mavericks-Houston Rockets 93-94
San Antonio Spurs-Milwaukee Bucks 121-114
Minnesota Timberwolves-New York Knicks 103-92
Golden State Warriors-Phoenix Suns 111-115