VIDEO | Derbi “ringjall” Fiorentinën, Sasuolo afër Europës

Fiorentina nuk fitonte prej 8 javësh, ndërsa mungesa e trepikëshit ishte bërë problem në Firence. Djemtë e Piolit arritën të rikthehen te ajo, duke e bërë në derbin kundër Empolit. Golat e Miralas dhe Simeones zhvlerësuan avantazhin e përkohshëm të Kruniç dhe ekipi viola u rikthye të festojë.

Ekipi i Frederik Veselit, i cili luajti si titullar me Empolin, kali në avantazh në minutën e 24-ët. Boshnjaku shfrytëzoi një pasim të Kaputos dhe nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit një minutë përpara fundit të pjesës së parë. Simeone dhuroi një top të bukur për belgun, i cili lëshoi një goditje potente drejt rrjetës. Goli i dytë rresht për Miralas pas atij të shënuar kundër Sasuolos.

Avantazhi i Fiorentinës erdhi në minutën e 59-të. Birargi krosoi në zonë dhe Xhovani Simeone goditi me kokë, duke kaluar tifozët e pranishëm në festë. Fiorentina nuk u ndal dhe gjeti golin e sigurisë në minutën e 78-të. Dabo lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës, që përfundoi pas shpinës së portierit.

Goli i lojtarit nga Burkina Faso ishte i fundit dhe takimi u mbyll me rezultatin 3-1 për Fiorentinën. Kjo fitore e ngjit ekipin nga Firence në vendin e tetë me 22 pikë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë. Në ndeshjet e tjera Sampdoria fitoi në shtëpi përballë Parmës, ndërsa Sasuolo fitoi në transfertë përballë Frozinones.

 

Fiorentina-Empoli 3-1
(Miralas 40’, Simeone 59’, Dabo 78’ / Kruniç 24’)

Frozinone-Sasuolo 0-2
(Ariaudo (aut) 44’, Berardi 58’)

Sampdoria-Parma 2-0
(Kaprari 66’, Kualjarela 69’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online