Ish-futbollisti i Partizanit Kaleb Ekuban po kalon një formë të shkëlqyer gjatë muajve të fundit. Paraqitjet e mira me Trabzonsporin, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tërhoqën vëmendjen e trajnerit të kombëtares ganeze, që e ftoi për herë sulmuesin 25-vjeçar.
Debutimi në ndeshjen ndaj rivalëve direkt të Kenias nuk kishte si të shkonte më mirë. Ekuban u fut në fushë si zëvendësues dhe pak minuta më vonë gjeti golin e parë me fanellën e “yjeve të zinj”. Sfida u mbyll me rezultatin 1 – 0 çka i mundësoi Ganës vendin e parë të grupit kualifikimin direkt në turneun prestigjioz të “Kupës së Kombeve”.
https://twitter.com/ForzaTS1967/status/1109821769542705152