Bekim Balaj ka bërë një debutim perfekt në Bundesligën Austrike me skuadrën e Shturm Grac. Sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta për të gjetur golin e parë për klubin e tij të ri.
Një kundërsulm i shpejt i skuadrës së Grac dhe një asist perfekt i Filip Huspek bënë që Balaj ta kishte të lehtë realizimin e këtij goli kundër vendasve të Volfsberger.