VIDEO | Debutim i suksesshëm për Jorgjin në Europë, e nis me një penallti

Enea Jorgji është i pari gjyqtar shqiptar që arrin të gjykojë një ndeshje në grupet e Europa League-s. Pa dyshim një sukses madhor për “bilbilin” nga Elbasani, i cili në aspektin personal regjistron një arritje madhore.

Jorgji vuri drejtësi në ndeshjen mes AEK Alarnakës dhe Ludogoretsit. Gjyqtari shqiptar u bë protagonist në minutën e 24-të, teksa akordoi një 11-metërsh në favor të vendasve. Një veprim i drejtë nga ana e 34-vjeçarit, pasi portieri mik bëri një ndërhyrje në dëm të një prej lojtarëve vendas. Ndeshja përfundoi 1-1.

Një debutim i suksesshëm, pasi nuk pati asnjë moment tjetër të vështirë kjo sfidë historike për vetë Jorgjin, por dhe për futbollin shqiptar.

https://twitter.com/shumansko/status/1055508428804767747

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *