Milani në krizë totale, Leonardo zbulon të ardhmen e trajnerit

Humbja në derbi mbetet një plagë e hapur te Milani. Mbi të gjitha, tashmë që u shoqërua me disfatën në Europa League përballë Betisit. Drejtori teknik i kuqezinjve, Leonardo, komentoi situatën në skuadër, duke nisur nga rezultati përballë Interit.

“Mund të ndodhte gjithçka, por kur pëson gol në minutat shtesë të djeg. Ajo humbje na la shije të hidhur, por duhet të vazhdojmë përpara, pa harruar se nga u nisëm. Është një vit i pazakontë dhe kemi patur pak kohë në dispozicion, por kemi mundësi të arrijmë rezultate të mira në kampionat. Duke parë statistikat, nuk jemi larg”.

Më tej, Leonardo foli për trajnerin Xhenaro Gatuzo, si edhe për ecurinë e ekipit: “Duhet të përmirësojmë disa gjëra, nevojiten qetësi dhe rezultate dhe që Gatuzo të gjejë edhe zgjidhje të tjera. Në futboll ekzistojnë uljet dhe ngritjet. Synimi është të jemi konstantë në lojë dhe rezultate, brenda një kohe të shkurtër”.

“Është normale që në një skuadër si Milani të ketë spekulime rreth trajnerit. Me Gatuzon njihemi prej 20 vjetësh dhe kemi kaluar shumë situata së bashku. Konte dhe Donadoni alternativa? Nuk kemi menduar kurrë për ta zëvendësuar apo për trajnerë të tjerë: tani as njerëzit nuk i besojnë më këto lajme. Këto gjëra janë pjesë e futbollit, ku ka gjithmonë fjalë apo situata larg realitetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online